Balerini nga Siria të cilit iu ndryshua jeta në Evropë

Ahmad Joudeh nga Siria e do aq shumë baletin sa që ishte i gatshëm të vritej nga ISIS për të

Balerini nga Siria të cilit iu ndryshua jeta në Evropë

Ahmad Joudeh, i lindur në një kamp refugjatësh në Siri, ishte përgatitur t’i pritej koka nga ISIS, ndërsa tani ai po vallëzon në Paris.

Kur Joudeh kishte qenë vetëm fëmijë, babai i tij e kishte rrahur që ta dekurajonte në mënyrë që ai ta linte ëndrrën e tij për të vallëzuar, raporton AJ+.

Kampi në të cilin ai kishte jetuar, ishte shkatërruar dhe ishte marrë nga ISIS, dhe ndërsa kjo po ndodhte ai kishte vazhduar të vallëzonte.

“Unë vallëzova atje dhe ata gjuajtën afër meje 3 herë, por unë vazhdova të vallëzoj sepse është mënyra ime për t’i luftuar ata”, tregon Joudeh.

Në kundërshtim të kërcënimeve të tyre me vdekje, ai kishte vallëzuar në një vend ku ISIS-i kishte bërë vrasje masive.

Joudeh ka një tatu në qafën e tij në të cilën shkruan “Vallëzo apo Vdis”, e cila ka një domethënie të madhe për të.

“E bëra tatunë këtu në vendin ku ata presin kokat, vetëm për të iu treguar se nuk kam frikë nga ata”, shpjegon ai.

Joudeh kur kishte qenë ende në Siri e kishte filmuar vetën e tij duke vallëzuar sa herë që kishte mundur. Ndërsa, kur teatri “Dutch National Ballet” nga Holanda e kishte parë talentin e tij, e kishte sjellë atë në Evropë ku tani ai vallëzon, jep mësim dhe bën shokë të rinj.

“Jam shumë falënderues për çfarë ata kanë bërë për mua. Isha aq vetëm. Askush nuk dinte për mua, dhe unë po luftoja në mënyrën time”, thotë ai.

Një këngëtar nga Parisi e kishte ftuar Joudeh-n të shkojë në Paris për të performuar në një këngë që ishte shkruar për të, “I’m Dancing, gotta dance” (Jam duke vallëzuar, duhet të vallëzoj).

Por suksesi i tij vjen me dhimbje pasi që shumë anëtar të familjes së tij janë vrarë në luftë.

“Nëna ime dhe motra e vëllai janë ende duke vuajtur në Siri. Dhe kjo më ka sjellë mua anën e errët të jetës sime. Ndihem fajtor të jem i lumtur. Unë po vallëzoj këtu për ta”, shprehet Joudeh. /Insajderi.com

Palestinian-Syrian Dancer in Paris

This guy loves dancing so much, he was literally prepared to be killed by ISIS for it.

Posted by AJ+ on Saturday, 22 July 2017