Balet i jepen shpresa te Reali

Balet i jepen shpresa te Reali

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka kërkuar trajnerit Zinedine Zidane që të aktivizojë sërish sulmuesin uellsian Gareth Bale, njoftoi “The Independent” të enjten.

Real Madridi ka dështuar të gjejë një skuadër për të shitur Balen dhe Perez kërkon që Bale të aktivizohet sërish.

Zidane kishte shpresuar të shesë Balen dhe ato para t’i investonte në transferimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Mirëpo, nuk është gjetur një skuadër e interesuar për të marrë yllin uellsian.

Perez tash i ka kërkuar Zidanet që të heqë dorë përkohësisht nga Pogba, pasi janë shpenzuar para të mëdha për përforcime këtë verë, ku janë angazhuar lojtarë si Eden Hazard, Eder Militao, Theo Hernandez e Luka Joviq.