“Ballistët” e Shkëndijes tallen me lojtarët e Vardarit

“Ballistët” e Shkëndijes tallen me lojtarët e Vardarit

Histori interesante është ajo e Vardarit në Maqedoninë e Veriut, me skuadrën që një sezon më parë shpallej kampione e vendit, ndërsa këtë sezon ka rënë nga kategoria, njofton Insajderi.

Kjo rënie e Vardarit një kategori më poshtë ka bërë të lumtur tifozët e Shkëndijës së Tetovës, për shkak të rivalitetit të madh mes ekipeve ndër vite.

Pikërisht për këtë arsye, tifozët kuqezi nuk i kanë kursyer talljet me rivalët e Vardarit. Gjatë kohës kur skuadra e Vardarit po kthehej me autobus nga ndeshja me Strugën, e cila u fitua nga këta të fundit, në autostradë kanë hasur një banderolë e cila nuk iu ka pëlqyer shumë.  “Vardari në kategorinë e dytë”, shkruhej mbi banderolën e vendosur nga “Ballistët”. /Insajderi.com