Ballkani bënë detyrën ndaj Besës, e mposht bindshëm në Suharekë

Ballkani bënë detyrën ndaj Besës, e mposht bindshëm në Suharekë

Në kudër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani ka mposhtur bindshëm ekipin e Besës së Pejës me rezultat 4:1, njofton Insajderi.

Që nga fillimi, ekipi nga Suhareka e dominoi tërësisht takimin, duke krijuar një mori rastesh, por vetëm katër prej tyre i realizoi.

Që në të pestën minutë, Ballkani krijoi epërsinë e parë. Autor i golit ishte Korenica, i cili përfitoi më së miri nga një gabim i mbrojtjes pejane. Mirëpo, miqtë befasuan nikoqirët në minutën e 24-të kur shënuan golin e barazimit me Ardi Qorrin, me të cilin rezultat u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë do të fillonte furishëm për vendasit, pasi do të shënonin edhe tre herë të tjera. Fillimisht Gripshi riktheu epërsinë për suharekasit pasi realizoi nga goditja e dënimit në minutën e 56-të.

Autori i golit të parë, Korenica do të shënonte përsëri për Ballkanin  në minutën e 69-të, duke siguruar fitoren për “xhebrailat’, teksa Arbër Prekazi shënoi golin e fundit në takim, për shifrat përfundimtare 4:1.

Me këto tre pikë, Ballkani merr kryesimin në Superligë me 58 pikë, aq sa ka Drita, por gjilanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Besa me një këmbë ndodhet në Ligën e Parë, pasi kanë tubuar vetëm 10 pikë. /Insajderi.com