
Ka përfunduar edhe java e fundit e kampionatit të Kosovës në futboll, ku Drita zyrtarisht ka ngrehur kupën, me gjithë se u mposht nga Ballkani në javën e fundit me rezultat 2 me 1, raporton Insajderi.
Gjilani arriti fitore në udhëtim tek Flamurtari, duke siguruar një vend në Evropa Ligë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e tretë, pa një vend në garat evropiane.
Drita nga Gjilani, ka arritur titullin e tretë në histori të klubit./Insajderi.com.