Ballkani eliminon Feronikelin, Prishtina e pret në finale

Ballkani eliminon Feronikelin, Prishtina e pret në finale

Ka përfunduar ndeshja e zhvilluar në Rexhep Rexhepi në Drenas mes Feronikelit dhe Ballkanit, takim i vlefshëm për të kaluar në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Ekipi mysafir, pas 26 minutave lojë, krijoi epërsi me Mirlind Daku që shënoi me kokë.

Feronikeli, duhej ti shënonte dy gola për të kaluar në finale, por e arriti vetëm një.

Atë të barazimit e shënoi Van-Dave Harmon pas 65 minutave.

Ballkani kalon në finale të Kupës së Kosovës në futboll falë golit si mysafir, kurse ndeshja e parë mes ekipeve pati përfunduar pa gola.

Ballkani – Prishtina do të jet finalja e Kupës që zhvillohet më 29 korrik.

/Insajderi.com/