
Kanë përfunduar ndeshjet e e Ipko superligës për ditën e sotme, ku përballja kryesore ishte ajo në mes të Feronikelit dhe Ballkanit.
Ekipi i Ismet Munishit ka fituar një ndeshje të vështirë në udhëtim tek ekipi i Feronikelit dhe mbanë afër kreun e tabelës, vetëm 3 javë pa përfunduar kampionati. Blend Baftiu ishte golashënuesi i vetë i takimit. Ai tani ka 18 gola, i pari në listën e golashënuesve.
Ndeshjet tjera përfunduan si vijon:
Dukagjini 3 – 2 Trepça,
KF Llapi 1 – 0 Flamurtari,
Vushtrria 1 – 3 Ferizaj.
Ekipet si Ferizaj, Vushtrria dhe Dukagjini kanë rënë nga liga./Insajderi.com