Ballkani mposht Llapin, merr kryesimin në Superligë

Ballkani mposht Llapin, merr kryesimin në Superligë

Në kuadër të xhiros së 31-të në Superligë, Ballkani ka mposhtur minimalisht mysafirët nga Podujeva, ekipin e Llapit me rezultat 1:0, njofton Insajderi.

Ndeshjen e zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, e dominuan nikoqirët të cilët rrezikuan që në startin e ndeshjes. Fillimisht rrezikuan portën mysafire me anë të Korenicës dhe Baftiut, mirëpo do të realizonin golin e epërsisë në minutën e 33-të të ndeshjes. Autor i golit ishte Blendi Baftiu. Pjesa e parë u mbyll me shifrat minimale për nikoqirët.

Në pjesën e dytë përsëri vazhdoi dominimi i vendasve, mirëpo pa arritur të shënonin golin e sigurisë, ndërsa në anën tjetër miqtë ishin të pafuqishëm të ndryshonin diç në rezultat, duke bërë që takimi në Suharekë të mbyllet me fitoren minimale të Ballkanit.

Me këto tre pikë, ekipi nga Suhareka ngjitet në krye të klasifikimit në Superligë me 67 pikë, ndërsa Llapi mbetet në kuotën e 39 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë. /Insajderi.com