Ballkani mposht Trepçën ’89 në Suharekë

Ballkani mposht Trepçën ’89 në Suharekë

Në ndeshjen e zhvilluar të enjten ën Suharekë, në mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës, fitorja i ka takuar ekipit vendasit me shifrat 2:0, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, edhe pse loja ishte me tempo të lartë dhe rastet më të mira shënimi kishte Ballkani, ku shpërdoroi tre raste shënimi, ndërsa mysafirët patën një rast.

Në pjesën e dytë, Ballkani arriti të shënonte dy gola. Së pari shënoi Edvin Kuc (62’), ndërsa rezultatin e dyfishoi Gripshi në minutat shtesë të ndeshjes, me një super gol nga goditja e dënimit.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 38 pikëve, në vendin e dytë, ndërsa ekipi nga Mitrovica ndodhet në vendin e shtatë me 20 pikë. /Insajderi.com