Ballkani shkarkon teknikun Shkëmbi

Ballkani shkarkon teknikun Shkëmbi

Disfata e sotme në shtëpi kundër Arbërisë, duke se ishte vula përfundimtarë që çoi në prishjen e raporteve mes trajnerit nga Shqipëria, Bledi Shkëmbit, dhe ekipi të Ballkanit, të cilët këta të fundit vendosen shkarkimin e trajnerit të tyre, njofton Insajderi.

Humbja nga Drenica në fundjavë dhe kjo e sotmja në shtëpi, kanë bërë që ekipi që ishte nga pretendentët kryesor për titull, momentalisht të renditet në vendin e tretë në tabelë, pesë pikë më pak se Prishtina liderë, ku kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit.

“Pas rezultateve të dobëta, sidomos në dy ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi. E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, thuhej në deklaratën e Ballkanit për zyrtarizimin e shkarkimit të Shkëmbit.

Ballkani kishte marrë Shkëmbin në mes të sezonit, pas largimit të ish-trajnerit Ismet Munishi.

Pas vetëm pak ditësh, ky është shkarkimi i dytë nga ekipet kosovare për trajnerët nga Shqipëria, pasi më parë edhe Feronikeli kishte liruar nga detyra trajnerin Klodian Duro. /Insajderi.com