Ballkani uron Dritën për titullin, i dëshiron suksese në Ligën e Kampionëve

Ballkani,  ka uruar klubin nga Gjilani, Dritën pasi u shpallën kampion në Superligen e Kosovës

Ballkani uron Dritën për titullin, i dëshiron suksese në Ligën e Kampionëve

Klubi nga Suhareka, Ballkani,  ka uruar klubin nga Gjilani, Dritën pasi u shpallën kampion në Superligen e Kosovës një xhiro para përfundimit të kampionit.

Ballkani nuk arriti fitore kundër rivalit të përbetuar të Dritës, Gjilanit pasi në Stadiumin e Qytetit ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, njofton Insajderi.com/

“Urime per Championin e Kosoves FC Drita , Suksese ne garat e Champions League, urojm te na perfaqesoj denjesisht”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit në Facebook.

Skuadra nga Suhareka ka befasuar në këtë sezon me lojëra të mira, përpos Superligës Ballkani është edhe në finale të Kupës së Kosovës ku do të  takohet me Prishtinën.. /Insajderi.com/

Postimi i plotë