
Lajm i mirë për klubin e Ballkanit nga Suhareka. Klubit të Superligës së Kosovës i është zhbllokuar afati kalimtar ditën e sotme, njofton Insajderi.
“Xhebrailat” njoftuan në faqen zyrtare se sistemi i transferimit të lojtarëve për Ballkanin është kthyer në funksionalitet të plotë.
Afati kalimtar i Ballkanit u bllokua para disa ditësh për shkak të një borxhi ndaj sulmuesit serb Demir Avdiç, i cili ishte pjesë e skuadrës përpara dy vitesh.
Rasti i Ballkanit është i njëjtë me atë të Tiranës në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, teksa “bardhebluve” i’u bllokua e drejta e transferimit të lojtarëve gjatë janarit për shkak të 200 mijë eurove të papaguara ndaj ish-sulmuesit afrikan Moktar Cise. /Insajderi.com