Balotelli në janar mund të përfundoj te Fiorentina

Balotelli në janar mund të përfundoj te Fiorentina

Fiorentina në muajin janar do të bëjë ndërhyrje për të përforcuar fazën e sulmit. Sipas ʺCalciomercato.comʺ, lojtari i duhur që mund ti nevojitej aktualisht ekipit ʺvjollcëʺ, është ai i Mario Balotellit, njofton Insajderi.

Duke parë raportet e shkëlqyera me trajnerin Prandelli, që u rikthye së fundi në Firenze, ʺSuperMarioʺ mund ta vlerësojë propozimin e Fiorentinës.

Nuk dihet ende detajet e kontratës që mund ti ofrojë Fiorentina ish-sulmuesit të Interit dhe Milanit i cili aktualisht ndodhet pa skuadër, ndërkohë ky propozim mbetet i vërtetë edhe pas deklaratave jo zyrtare të disa persona të afërt me klubin violë. /Insajderi.com