
Mario Balotelli është transferua në Superligën turke, Adana Demirsport, shkruan Insajderi.
Ish-përfaqësuesi i Italisë kishte qenë pjesë e ekipit italian të Serie B, Monza, ku edhe vendosi të largohej në fund të këtij edicioni.
Balotelli tani ka vendosur të transferohet në Turqi te skuadra e sapo promovuar në Superligën e Turqisë, Adana Demirspor.
Mario iu bashkua ekipit turk si lojtar i lirë pasi nuk pranoi të nënshkruaj kontratë të re me Monzan.
30 vjeçari edicionin e kaluar zhvilloi 14 paraqitje në Serie B, ku shënoi gjashtë gola dhe dhuroi një asistim./insajderi.com