Një ceremoni e përfundimit të vitit në kopsht të fëmijëve është ndërprerë kur njëra nga bandat meksikane hapi zjarr ndaj bandës tjetër rivale. Në këtë rast mbi i vdekur një person që ishte pjesë e bandës dhe dy policë të cilët bënin roje.
Videoja nga telefoni tregon momentin kur nxënësit, anëtarët e familjes dhe edukatorët u mbyllën brenda një klase dhe u fshehën nën karrige në shkollën Miguel Hidalgo, në qytetin Guadalupe Santa Ana, gjatë ditës së premte.
Juan Herrera Carino, është njëri ndër të vrarët i cili ishte pjesë e bandës Jalisco Neë Generation Cartel. Ai u vra nga banda kundërshtare, Los Rojos. Ai në ato momente ishte në shkollë për ta parë djalin e tij teksa e përfundonte edukimin në kopsht.
Policët, Pedro Rendon Martinez dhe Feliciano Sarabia Benito, ishin ndër të vrarët.
Në këtë rast, edhe një fëmijë ka mbetur i plagosur, i cili ka arritur t’i mbijetojë plagëve pasi që u dërgua në spital.
?#EnVideo #PorSiTeLoPerdiste Esta balacera fue ayer en la clausura de un kinder de Guadalupe Santa Ana, Acatlán, Puebla, muy cerca de Huajuapan de León, #Oaxaca. ??? #TwitterOax #OaxacaLoTieneTodo pic.twitter.com/ccmKH9MNVF
— Pulso Político (@pulsopoliticoax) July 6, 2019