
Grupe njerëzisht të organizuar si banda kanë thyer xhamat e dritareve dhe kanë sulmuar vetura policie në qendër të Shtutgardit në Gjermani, gjatë natës së mbrëmshme, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Policia gjermane ka njoftuar se një numër i konsiderueshëm policësh janë lënduar gjatë përleshjes.
Videoklipe nga Twitter shfaqin njerëz duke vandalizuar lokalet në qendër të qytetit dhe duke hedhur gurë të mëdhenj në drejtim të policisë.
Policia e Shtutgardit tha se dhuna filloi pasi policia ka kontrolluar rreth një incidenti me narkotikë.
Ende nuk ka detaje konkrete se çfarë e nxiti vandalizimin.
Por, sipas raporteve thuhet se kanë qenë qindra persona.
Policia ka arrestuar 20 persona dhe po merren në pyetje, derisa do të përdorën si dëshmi edhe videoet telefonike.