Bangladesh: Përdhunuesit do të varen, nuk do të ketë burgime të përjetshme

Bangladesh: Përdhunuesit do të varen, nuk do të ketë burgime të përjetshme

Bangladeshi mendon për dënimin me vdekje për përdhunuesit ndërsa protestat fillojnë të ashpërsohen akoma më shumë, transmeton Insajderi.

Mes zemërimit të paparë për çështjet e përdhunimit në rritje, qeveria peshon dënimin kapital për krimin duke ndryshuar ligjin, raporton Al Jazzera.

Ndërsa protestat shpërthejnë në të gjithë Bangladeshin për një seri përdhunimesh dhe sulmesh seksuale, qeveria e saj thotë se po shqyrton dënimin me vdekje për shkelësit e ligjit.

Ministri i Dreejtësisë, Anisul Huq tha për Al Jazeera se ministria e tij është vendosur të paraqesë një propozim para kabinetit qeveritar të hënën për të bërë ndryshime urgjente në ligjet që kanë të bëjnë me sulmet seksuale.
“Ne jemi duke menduar për dënim me vdekje në vend të burgimit të përjetshëm … Kjo masë do të merret sipas udhëzimit të Kryeministrit tonë Shejh Hasina”, tha Huq. Javën e kaluar, Bangladeshi, një vend me shumicë myslimane me 170 milion njerëz, ka parë protesta dhe tubime të papara në kryeqytetin Daka dhe qytete të tjera ndërsa demonstruesit e zemëruar kërkojnë drejtësi dhe ndëshkime më të rrepta në rastet e përdhunimit. Pankarta që mbanin mesazhe të tilla si “Varni përdhunuesit” dhe “Jo mëshirë për përdhunuesit” u panë ndërsa dhjetëra mijëra studentë dhe gra marshuan këtë javë. /Insajderi.com