Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilimit Rural, Faton Peci, ka pasur një takim virtual me Massimiliano Paolucci, menaxherin e Bankës Botërore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë theksohet se gjatë këtij takimi virtual është diskutuar ecuria e Projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës.

Ndërsa, ministri njoftoi në lidhje me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrisë duke filluar nga vlerësimet sektoriale.

Në anën tjetër Paolucci ka falënderuar ministrin duke shprehur bashkëpunimi, si dhe për vizionin e qartë për arritjen e objektivave strategjike në zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm për zhvillim ekonomik. /Insajderi.com