Bankat gjermane janë në pozitë shumë më të keqe sesa pjesa tjetër e Europës

Bankat gjermane janë në pozitë shumë më të keqe sesa pjesa tjetër e Europës

Huadhënësit gjermanë janë në një pozitë shumë më të keqe në krahasim me homologët e tyre europianë, shprehet Ronit Ghose nga Citigroup.

Sektori bankar europian është duke u përballur me një situatë të vështirë, ku të ardhurat e tremujorit të dytë  kanë shënuar një rënie 7% nga viti në vit. Të shumtë janë atë që mendojnë se normat e vazhdueshmë të ulëta të interesit nga Banka Qendrore Europiane, janë pengesa kryesore në rrugën drejt fitimeve më të larta. Bankat Stoxx Europe kanë rënë me 45 për qind gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa bankat amerikane KBE ka shënuar një rritje prej 86 për qind.

Presioni nga mjedisi me normë të ulët është rritur akoma edhe më shumë nga ngadalësimi ekonomik global, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike, por dobësitë ekonomike të brendshme e vështirësojnë akoma edhe më shumë perspektivën për bankat gjermane.

Kohët e fundit bankat italiane kanë parë çmimet e aksioneve të tyre të bien si pasojë e kaosit politik i brendshëm, por duke folur për CNBC-në, z. Ghose tha se nga një perspektivë e përfitimit, huadhënësit gjermanë janë në “një pozitë shumë më të keqe” sesa homologët e tyre italianë.

“Bankat italiane kanë bërë disa pastrime në bilancet e tyre, po ashtu edhe ato spanjolle. Gjermanët vitin e ardhshëm do të bëjnë kthimin e kapitalit ne 2-3 pwr qind, ndërsa ky vit do të jetë akoma edhe më keq”, vazhdoi më tej z. Ghose.

Ristrukturimi dhe ulja e kostos janë dy prej elementëve kryesorë në të cilat përqendrohen bankat europiane, por Ghose theksoi se programet më efektive janë përqendruar në shtetet skandinave dhe në rajonin e Beneluksit (bashkimi politiko-ekonomik midis shteteve fqinje të Belgjikës, Hollandës dhe Luksemburgut).

“Gjatë 10 viteve të fundit ata kanë përgjysmuar rrjetin e degëve të tyre, kanë shkurtuar kapitalin e përgjithshëm, dhe një gjë të tillë e kanë arritur për shkak se kanë tregje fleksibël të punës, dhe ata ekipe efikase në menaxhimin e tyre. Ata janë largpamës, kanë përdorur mirë dixhitalizimin dhe ristrukturimin, vazhdoi ai më tej.

Edhe fitimet e tremujorit të dytë të bankave franceze kanë shënuar rritje, ndërsa në të kundërt, aksionet e Deutsche Bank prekën një prej niveleve të tyre më të ulëta, duke rënë me 5.81 euro për aksion.

Huadhënësi gjerman është në proces të një programi të ristrukturimit masiv, si pasojë e të cilit do të shkurtohen rreth 18,000 vende pune deri në vitin 2022. Edhe banka tjetër gjermane, Commerzbank, e cila nuk arriti të bashkohej me Deutsche gjatë këtij viti, gjithashtu ka shënuar një rënie të çmimit të aksioneve të saj.