Bankat qendrore po diskutojë për emetimin e kriptovalutës

Bankat e mëdha qendrore në botë janë bashkuar në hulumtimin se a duhet ta emetojnë kriptovalutën sepse përdorimi i parave të gatshme është në rënie sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë kthyer përdorimit të pagesave në mënyrë elektronike.

Bankat qendrore po diskutojë për emetimin e kriptovalutës

Grupin e studimit e përbëjnë Banka Qendrore Evropiane, Banka e Japonisë, Banka e Kanadasë, Banka e Anglisë, Risbanka e Suedisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës.

Ato kanë kumtuar se do të vlerësojnë potencialin e futjes së valutës digjitale në vendet e tyre, transmeton agjencia AP.

Banka Qendrore e Suedisë këtë çështje po e studion tashmë disa vjet dhe ka porositur një pilot projekt duke marrë parasysh se përdorimi i parave të gatshme në këtë vend është në rënie. Tash për tash nuk ka marrë asnjë vendim.

Valutat ekzistuese digjitale siç është bitcoin, nuk janë të përshtatshme për pagesë sepse vlera e tyre luhatet. Facebook e ka nisur projektin Libra për të ashtuquajturin “Stablecoin” – një valutë digjitale me çmim stabil të lidhur me valuta të vërteta ekzistuese.

Disa partnerë kryesor, siç janë Visa, Masercard, PayPal, dhe Buy, e kanë braktisur asociacionin e themeluar për përcjellje të Librës sepse janë përballur me presionet e organeve rregullatorë, shton AP./Insajderi.com.