Bankat tregtare mbajtën të pandryshuara standardet për kreditë dhënë bizneseve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019.

Bankat tregtare mbajtën të pandryshuara standardet për kreditë ndaj biznesit

Bankat tregtare mbajtën të pandryshuara standardet për kreditë ndaj biznesit

Bankat tregtare mbajtën të pandryshuara standardet për kreditë dhënë bizneseve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019.
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e vrojtimit për kreditimin, ku citon se, kërkesa për kredi në financimin e nevojave për likuiditet u perceptua më e lartë në tremujorin e dytë. Standardet e kreditimit për individët, në gjykimin e përgjithshëm të bankave, ishin pak më të lehtësuara se një tremujor më parë, si në kreditë konsumatore ashtu edhe në ato për blerjen e banesave.
Kërkesa për kredi për blerje banesash u raportua disi më e lartë. Standardet e kreditimit vlerësohen të mbeten të pandryshuara për bizneset, ndërkohë që ato për individët priten të lehtësohen disi në tremujorin e tretë të vitit 2019.
Banka e Shqipërisë tha se individët priten të shfaqin një kërkesë më të gjallëruar në tremujorin e tretë, nxitur nga kërkesa më e lartë si për kredi konsumatore ashtu edhe për blerje banesash.