Banksy jep pikturat si donacion për ndërtimin e një spitali për fëmijë

Banksy jep pikturat si donacion për ndërtimin e një spitali për fëmijë

Artisti i famshëm Banksy ka dhënë si donacion një seri pikturash në auksionin bamirësisë që do të mbledh para për një spital në Bethlehem.

Pikturat me titull Mediterranean sea vieë 2017, është vlerësuar të kushtojë rreth 800.000 funta dhe 1.2 milionëve funtash, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Piktura “Mediterranean sea vieë 2017” është krijuar në vitin 2017, me një stil të shekullit të 19, me skena ironike që komentojnë krizën e refugjatëve.

Vepra është pjesë e ciklit të pikturave politike të Banksy-t, e cila ka qëndruar e ekspozuar në Ëalled Off Hotel në Ëest Banks aka hoteli me pamjen më të shëmtuar në botë, me kolonë zanore nga Massive Attack.

Të gjitha të hyrat nga kjo vepër do të përdoren për qëllime bamirësë, më saktësisht për krijimin e një spitali për rehabilitimin e fëmijëve në Bethlehem.

Përndryshe Banksy gjatë muajve të kaluar ka dhënë si donacion një tjetër pikturë për spitalin NHS në Southampton, si tribut për punën e stafit mjekësor gjatë pandemisë së Covid-19./Insajderi.com