Banorët në Wuhan po krijojnë rezerva ushqimi, nuk dihet deri kur do të zgjasë karantina

Popullata lokale në Wuhan, në qytetin kinez me 11 milionë banorë në të cilin po mbretëron epidemia e tipit të ri të korona virusit (2019-nCoV), po krijojnë rezerva të ushqimit dhe të brengosur po presin udhëzime të reja nga autoritetet lokale.

Banorët në Wuhan po krijojnë rezerva ushqimi, nuk dihet deri kur do të zgjasë karantina

Në Kinë deri tani janë shënuar së paku 25 raste të vdekjes për shkak të infektimit me virusin i cili është përhapur në 29 provinca. Me këtë tip të ri të virusit janë infektuar më shumë se 850 persona.

Autoritetet kineze kanë ndërmarrë një sërë masash me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, në mes të cilëve janë edhe bllokimi i hyrjeve dhe daljeve nga qyteti, si dhe ndërprerje të trafikut publik. Dalja nga qyteti është e lejuar vetëm në raste të posaçme.

Janë ndërprerë linjat e autobusëve dhe të metros, por qytetarët nuk kanë qasje as në shërbimet e taksive. Masat e ngjashme janë vendosur edhe në qytete Huangang dhe Ezhou, si dhe nëpër rajone përreth këtyre qyteteve./Insajderi.com.