Barazon Atalanta, Inter shpallet kampion në Serie A pas 11 vitesh

Barazon Atalanta, Inter shpallet kampion në Serie A pas 11 vitesh

Interi shpallet kampion i Serisë A pas plot 11 vitesh. ‘Zikaltërit’ kanë arritur të festojnë trofeun e 19-të në kampionat nga shikimi i ndeshjes së Atalantës nga TV-ja, njofton Insajderi.

Barazimi i Atalantës në transfertë ndaj Sassuolos (1-1), i ka siguruar matematikisht triumfin, skuadrës së Antonio Contes, e cila arriti të fitonte ditën e djeshme ndaj Crotones me rezultatin 0-2.

Për sa i përket përballjes Sassuolo-Atalanta, ndeshja nuk shkoi mirë që në fillim për ‘zikaltrit’ e Gasperinit, pasi portieri Golini u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli. Dhe pse me 10 lojtarë Atalanta e gjeti e para golin me mbrojtësin e krahut, Robin Gosens në minutën e 32-të të takimit.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra pasi u ndje lodhja, teksa Berardi barazoi shifrat me penallti në minutën e 52-të. Në minutën e 75-të u barazua numri i kartonëve të kuq, teksa kësaj radhe ishte Marlon i cili u ndëshkua nga gjyqtari pas një ndërhyrje në mesfushë. Vlen për t’u përmendur dhe penalltia e humbur nga Luis Muriel në minutën e 76-të të takimit. /Insajderi.com