Barazon Fortuna Düsseldorf , ja nota e Valon Berishës

Barazon Fortuna Düsseldorf , ja nota e Valon Berishës

Fortuna Düsseldorf është mjaftuar me barazim ndaj Hertha BSC në kuadër të xhirosë së 24-ë në Bundesligën gjermane.

Ekipi i mesfushorit të Kosovës, Valon Berishës, ishte duke avansuar 3-0 në pjesën e parë, por në pjesën e dytë pranuan tri gola për 9 minuta duke bërë që ndeshja të përfundonte me shifrat e barabarta 3-3.

Valon Berisha ishte startues në këtë takim dhe luajti 74 minuta. Sipas “Whoscored”, Berisha u vlerësua me notën 6.6

Fortuna Düsseldorf ka 21 pikë dhe gjendet në pozitën e  16-të, pozitë kjo që rrezikon rënien nga liga.