
Gjiganti katalunas e ka vënë gjermanin në listën ndihmëse të transferimeve, nëse nuk arrin të sigurojë shërbimet e asit brazilian të Liverpool.
Barcelona është duke shikur mundësinë e transferimit të Mesut Ozil, nëse nuk arrin të nënshkruajë me Philippe Coutinho.
Asi i Liverpool, Coutinho, pritet të jetë cak i katalunasve edhe gjatë janarit, pasi dështuan ta blejnë gjatë afatit kalimtar veror.
Por nëse Reds sërish refuzojnë ta shesin, Barcelona është dukë u bërë gati të transferojë mesfushorin gjerman, kontrata e të cilit skadon në fund të edicionit.