Barca synon Di Maria, “hakmarrje’ kundër PSG

Barca synon Di Maria, “hakmarrje’ kundër PSG

Me Liverpulin që vazhdon të rezistojë ndaj milionave që ofrohen Kutinjo dhe Dortmundin që nuk do ta lëshojë lehtësisht talentin Dembele’, Barcelona përballet me një situatë jo të lehtë kur duhen dy javë nga fundi i merkatos së verës.

Skuadra katalanase po kërkon një zgjidhje të kënaqshme pas largimit të brazilianit Nejmar por duhet ta bëjë këtë shpejt për të mos rrezikuar që të gëzojë fitimet në llogari bankare, dhe jo rezultatet në fushë.

Mediat iberike vazhdojnë të insistojnë për interesimin serioz të skuadrës blaugrana për Angel Di Marian, një futbollist teknik që do të sillte përfitime të mëdha por do të kënaqte gjithashtu krenarinë e lënduar të tifozëve të Barcelonës.

Kështu mund të formalizohet një hakmarrje e dyfishtë, ndaj paris Sën Zhermen që i rrëmbeu Nejamr, dhe ndaj realit të madridit që mund të ketë argjentinasin kundër në El Klasikot shpërthyese.

Tratativa është më shumë se një cështje e komplikuar pasi barcelona duhet të shpenzojë më shumë se 60 milionë Euro për të marrë mesfushorin teknik. Kjo favorizohet dhe nga detyrimi i parizienëve për të shitur sa më tepër lojtarë, që të sjellë disi një balancë në cështjen kontroverse të Fair Play Financiar.