Barcelona vs PSG, formacionet e mundshme të supersfidës në Champions League

Barcelona vs PSG, formacionet e mundshme të supersfidës në Champions League

Ronald Koeman dhe Maurizio Pochettino janë gati për duelin taktik mes tyre dhe sigurisht që kanë dilema për formacionet që do të zbresin në fushën e lojës, njofton Insajderi.

Në kampin katalanas, mbrojtja është ajo që shqetëson më shumë dhe nuk dihet se cila do të jetë dyshja e qendrës.

Gerard Pique është rikthyer dhe mund të jetë surpriza e madhe, por tekniku holandez Koeman ka dashur që ta mbajë gjithçka të fshehtë. Mesfusha nuk ka dilema me Busqets, De Jong dhe Pedri, ndërsa sulmi me treshen Messi-Grizmann-Dembele.

Edhe në radhët e PSG-së ka probleme. Di Maria dhe Neymar janë mungesa të mëdha dhe trajneri duhet t’i zëvendësojë duke bërë ndryshime taktike. Pochettino ka dilema për Moise Kean ose për Sarabian dhe modulin 4-4-2 apo 4-3-3.

Formacioni i Barcelonës pritet të jetë ky: në portë me Ter Stegen, mbrojtja me katër, Alba, Lenglet, Mingueza, teksa për qendrën tjetër nuk është vendosur akoma nëse do jetë Pique apo Umtiti.

Mesfusha me tre, Pedri, Busquets dhe De Jong, ndërsa po ashtu dhe sulmi me tre, Messi, Griezmann dhe Dembele.

Në anën tjetër, Koeman i përgjigjet po ashtu me një 4-3-3. Në portë me Keylor Navas, mbrojtja me katër, Kurzawa, Kimpembe, Marquinhos dhe Florenzi, meshusha me tre, Gana Gueye, Verrati dhe Paredes, gjithashtu sulmi me tre, Mbappe, Icardi dhe Sarabia. /Insajderi.com