
Trajneri aktual i Holandës është gati të bëhet bosi i ri i Barcelonës dhe kështu ta zëvendësojë Quique Setien, shkruan Mundo Deportivo, njofton Insajderi.
Ronald Koeman duket se nga kjo verë do të marrë kryesimin e Barcelonës.
Ish-lojtari i Barcelonës dikur, ai ëndërron të kthehet tash atje si trajner dhe gjithashtu në Kataluni e shohin si zëvendësuesin ideal të Setien.
Siç raportohet kontrata e Koeman me Barçën do të jetë dy vjeçare./Insajderi.com