Barcelona barazon me Sevillan

Barcelona barazon me Sevillan

Ka përfunduar pa gola ndeshja e xhiros 30-të në La Liga mes Sevillas dhe Barcelonës.

Blaugranët ndonëse patën lojë më të mirë dhe me statistika qëndruan më mirë, nuk arritën ta mposhtin portierin vendës të ekipit Sevilla Tomas Vaclik.

Barazimi i konvenoi më shumë ekipit vendës, marrë parasysh kundërshtarin, Barcelona.

Edhe pse baras, Barcelona vazhdon primatin në La Liga me 65 pikë, kurse Sevilla në pozitën e tretë me 52 pikë.

Barazimi është lajm i mirë për Real Madrid që ka tre pikë më pak se Barcelona, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

/Insajderi.com/