Barcelona dhe Atletico mbyllet pa fitues, ekipi i Simeones mbetet lider në La Liga

Barcelona dhe Atletico mbyllet pa fitues, ekipi i Simeones mbetet lider në La Liga

Është mbyllur pa gola supersfida mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, e vlefshme për javën e 35-të në La Liga, njofton Insajderi.

Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë të luftuar sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego Simeones ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse vendasit patën iniciativën. Aruajo gjeti golin në minutën e 70-të, por ishte në pozicion të parregullt dhe u anulua. Në fund tentoi edhe Dembele, por sfida përfundoi 0-0.

Atletico e Simeones, vazhdon të kryesojë La Liga-n me 76 pikë, dy më tepër se Barcelona dhe tre mbi Real Madrid, që pret në fushën e vet Sevillan të dielën në orën 21:00. /Insajderi.com