Barcelona dhe Inter mund ti shkëmbejnë lojtarët

Barcelona dhe Inter mund ti shkëmbejnë lojtarët

Edhe ashtu, sulmuesi i Inter Lautaro Martinez është kërkuar qe disa muaj nga Barcelona, por me ‘dështimin’ e Antoine Griezmann, blaugranët po kërkojnë edhe më me ngulm transferimin e Martinez.

Mediet në Spanjë, shpëtimin e Griezmann e shohin nëse transferohet në Inter këtë verë.

Barcelona shihej si skuadra më fituese kur nënshkroi me francezin Griezmann, por gjërat janë krejt ndryshe tani pas paraqitjeve të tij jo të mira në klub.

Vitin e kaluar, 120 milionë euro pagoi Barcelona për të te Atletico, por as për së afërmi nuk është arsyetuar kjo shumë parash.

Sivjet, Griezmann shënoi vetëm tetë gola në 32 ndeshje në La Liga, kurse i kërkuari i Barcelona, Lautaro Martinez, me Interin sivjet në Serie A i ka realizuar 12 gola në 26 ndeshje.

Me Lautaro që mediet në Itali thonë se nuk është i kënaqur në Inter për arsye se e dëshiron Barcelonën, dhe me Griezmann që po kalon kohë të vështirë në Spanjë, mund të shihet një ujdi mes klubeve këtë verë për këta futbollistë.

Insajderi.com