Barcelona dhe Juventus shkëmbejnë futbollistët

Barcelona dhe Juventus shkëmbejnë futbollistët

Një raport nga gazeta italiane La Repubblica shkruan që Juventus dhe Barcelona kanë rënë dakord për një marrëveshje të shkëmbimit të lojtarëve që përfshin Miralem Pjanic dhe Arthur.

Të dy palët kanë qenë në bisedime për disa kohë, tani mbi një marrëveshje të shkëmbimit të lojtarëve, duke pretenduar se Pjanic tashmë ka rënë dakord me Barçën.

Ndryshe ishte me Arthur, që përkundër se bardh e zinjtë e kërkonin me ngulm, braziliani dëshironte të qëndronte në Barcelona.

Sipas La Repubblica, marrëveshja do të arrihet para 30 qershorit.

 

/Insajderi.com/