Barcelona do ta mbajë Philippe Coutinhon

Barcelona do ta mbajë Philippe Coutinhon

Trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Koeman, e llogaritë brazilianin për edicionin e ri në La Liga, njofton Insajderi.

Koeman u ka bërë me dije drejtuesve të klubit blaugran se e ka në planet tij Coutinhon. Në vitin 2018, braziliani u transferua në Barcelonë nga skuadra angleze e Liverpool për shumën e 145 milionë eurove, por paraqitjet e tij të dobëta te ekipi spanjoll, bënë të transferohej për një vit huazim tek gjigandi bavarez Bayern Munchen.

Ekipi gjerman nuk e bleu për 120 milionë euro, aq sa kërkonte Baarcelona, kështu që Coutinho u rikthye në Spanjë. Mirëpo këtë vit, Barcelona nuk do ta shes, as nuk do ta huazojë pasi lojtari bënë pjesë në planet e trajnerit të ri katalunas, Ronald Koeman./Insajderi.com.