Barcelona do të lirojë Miralem Pjanic dhe Samuel Umtitin nga kontrata e tyre, transmeton Insajderi.
Sipas “Goal”, mesfushori dhe mbrojtësi nuk përshtaten në planet e Ronald Koeman për edicionin e ardhshëm.
Pjanic, u bashkua nga Juventus verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 60 milion euro, por startoj në vetëm gjashtë nga 13 ndeshjet sa ka luajtur edicionin e kaluar.
Ndërkohë, Umtiti nuk ka qenë në gjendje të mbajë një vend në 11-shen startuese që nga koha kur u transferua nga Lyon pesë vjet më parë./insajderi.com