Klubi futbollistik spanjoll, Barcelona, do të luajë ndeshjen në udhëtim të dielën kundër Eibar, transmeton Insajderi.
Sulmuesi Lionel Messi mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën pasi ai ka kërkuar nga trajneri i tij, Ronald Koeman të qëndrojë jashtë ndeshjes së fundjavës, e cila është e fundit për Barcelonën për këtë edicion.
Barcelona u përjashtua nga gara për titull të ‘La Liga-s’, pas humbjes 2-1 ndaj Celta Vigo javën e kaluar.
Messi ka luajtur 47 herë në të gjitha ndeshjet e Barcelones këtë sezon, duke shënuar 38 gola dhe 11 asistime.
Kjo është renditja në La Liga./Insajderi.com