Barcelona e dëshiron një lojtar të City-it

Barcelona e dëshiron një lojtar të City-it

Barcelona ende e ka synim që ta sjellë Eric Garcian nga Manchester City, shkruan Sport, njofton Insajderi.

Gjigantët e La Ligës megjithatë janë shumë të zënë për momentin me zhvillimet rreth Lionel Messi-t prandaj edhe marrëveshja për Garcian po shtyhet.

Garcia ishte lojtar i Barcelonës, por vetëm në moshën 17 vjeçare kishte kaluar te City.

Tani, pasi të qartësohet se çfarë do të ndodhë me Messin, mbrojtësi spanjoll pritet të kthehet tek ekipi i fëmijërisë.