Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Suarezit

Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Suarezit

Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez, si zëvendësimin adekuat për tashmë të larguarin, Luis Suarez, shkruan ESPN, njofton Insajderi.

21 vjeçari uruguaian, iu bashkua Benficas këtë verë nga Almeria, dhe shënoi golat e tij të parë në një hat-trick në Europa Ligë, kundër Lech Poznan.

Menaxheri i Benficas, Jorge Jesus, ka thënë se Nunez një ditë të shitet më shumë se Joao Felix, lojtarin të cilin e bleu Atletico Madrid për 126 milionë euro./Insajderi.com