Barcelona e përgjysmuar nga lëndimet, në sulm luan Rey Manaj?

Barcelona e përgjysmuar nga lëndimet, në sulm luan Rey Manaj?

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të lënduar.

Vazhdojnë problemet për Quique Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Sergio Busquets shkoi në Napoli me rrezikun e kartonëve dhe e mori një, i cili e lë jashtë fushës për ndeshjen e kthimit.

Vidal e humbi toruan në fundin e ndeshjes pas koreve të shumta të tifozëve napolitanë për të shkuarën e tij juventine dhe u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Një karton e mori për faullin kundër Mario Ruit dhe tjetrin për përplasjen që pati me portugezin.

Lexoni më shumë në Insporti