Barcelona fiton bindshëm ndaj Alaves

Barcelona fiton bindshëm ndaj Alaves

Lionel Messi frymëzon Barcelonën në triumfin e thellë 5-1 kundër Deportivo Alaves, ndeshje e rëndësishme për javën e 23-të në La Liga, njofton Insajderi.

“Pleshti” realizoi një dopietë spektakolare ndaj Alaves në “Kamp Nou”. Protagonist në këtë sfidë ishte dhe portugezi Trincao që realizoi dy gola për katalanasit.

Messi mori të gjithë vëmendjen me dy supergolat e tij që i realizoi me të majtën magjike. Në minutën e 36-të ai godet saktësisht nga jashtë zone i rrethuar nga mbrojtësit e Alaves-it. Akoma më i bukur ishte goli i dytë ku në vrapim e sipër, kapiteni i Barcelonës godet bukur sërish jashtë zone duke lënë portierin rival pa lëvizur.

Tashmë, Messi ka një gol më pak në La Liga teksa përpara tij qëndron ish-shoku i skuadrës së Barcelonës Luis Suarez me 16 gola.

Me fitoren e sotme, Barcelona barazon me pikë Real-in me nga 46 pikë, por e parakalon në renditje falë golavarazhit më të mirë. /Insajderi.com