
Barcelona siguroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa triumfoi 4-1 ndaj Huescës, duke ngushtuar diferencën në vetëm katër pikë nga kryesuesit e Atletico Madrid, njofton Insajderi.
Lionel Messi ishte njeriu i përballjes së sotme. Ylli argjentinas, realizoi dopietë në minutat 13-të dhe 90-të, si dhe asistoi në golin e tretë të realizuar nga Mingueza. Ndërkohë që golin e dytë për katalanasit e realizoi francezi Grizmann.
Nuk munguan polemikat në këtë përballje. Bëhet fjalë për minutën 45+4, kur sulmuesi Mir, realizoi për Huescën, falë një penalltia të konsideruar “fantazmë”.
Sfidën e radhës Barcelona do e luajë në transfertë ndaj Real Sosiedadit, më datën 21 mars. /Insajderi.com