
Janë rivalët më të mëdhenj në Spanjë, madje kur përballen në mes vete Barcelona e Real Madridi cilësohet të jetë ‘derbi më i madh në botë”.
Por, gjërat këtë sezon kanë ndryshuar.
Atletico Madridi është lider në tabelë me pesë pikë më shumë sesa Real Madridi e Barcelona, madje skuadra Simeones ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Për këtë një fitore e Real Madridit kundër Atletico-s më 7 mars do ta hapte luftën për titull
Kjo do t’i konvenonte edhe Barcelonës.
“Rezultati më i mirë do të ishte nëse humb pikë lideri”, tha trajneri blaugranëve, Ronald Koeman. /Insajderi.com