Barcelona do t’i jap “ultimatum” Ousmane Dembeles, që të largohet nga skuadra nëse nuk nënshkruan kontratë të re këtë verë, shkruan “ESPN”, transmeton Insajderi.
Sulmuesi francez ka vetëm dhe një vitë në marrëveshjen e tij aktuale, derisa katalanasit kanë frikë se mos e humbin sulmuesin pa përfituar asgjë.
Mes shumë klubesh të interesuara për shërbimet e tij, garës për francezin duket se po i prinë Paris Saint-Germain.
Dembele është pjesë e blaugranëve që nga viti 2017, ku u transferua për 125 milionë euro./insajderi.com