Barcelona i shkakton disfatë Elche-s në ndeshjen e mbetur të La Ligës

Barcelona i shkakton disfatë Elche-s në ndeshjen e mbetur të La Ligës

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, teksa ka mposhtur me rezultatin 3:0 ekipin e Elche-s, njofton Insajderi.

Ishte ylli argjentinas Leo Messi i cili shënoi dy gola në këtë përballje, në minutat 48-të dhe 68-të, pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Për të vulosur gjithçka mendoi anësori spanjoll Jordi Alba, i cili shënoi në minutën e 73-të, pas një asisti perfekt nga Martin Braithwaite.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e tretë, dy pikë më pak se Real Madrid në vendin e dytë dhe pesë më pak se kryesuesit e Atleticos, që gjithashtu kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Insajderi.com