Barcelona interesohet për Brozovic

Barcelona interesohet për Brozovic

Barcelona është duke e monitoruar situatën e Marcelo Brozovic.

Sipas “La Republica”, katalunasit dëshirojnë që në sezonin e ardhshëm ta përforcojnë repartin e mesfushës dhe Brozovic është i pëlqyeri i tyre, përcjell Shqip.com.

“Barcelona po konsideron nënshkrimin e “makinerisë” së mesfushës së Interit, Marcelo Brozovic. Brozovic vlerësohet në 40 milionë euro, sipas Transfermarkt, por Barcelona po kërkon ta nënshkruajë atë si transfer të lirë – verën e ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera mediumi italian.

Brozovic

28 vjeçari tash e ca kohë është ndër futbollistët kryesorë të neuarazurët, por ende nuk ka vendosur që ta vazhdojë kontratën që skadon në vitin 2022.

Përgatitja e lartë fizike dhe “shpirti luftarak” janë dy nga elementet kryesore që ai mund t’i shtojë lojës së blaugranëve.

Futbollisti kroat ishte ndër arsyet kryesore pse Interi u shpall kampion në Serie A – sezonën  e kaluar.

Marcelo kishte zhvilluar 33 paraqitje, ndërsa pati regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime.

Ndërsa, në këtë sezonë ka zhvilluar 12 paraqitje dhe po kalon në formë solide./Insajderi.com