Barcelona interesohet për yllin e Dortmundit

Barcelona interesohet për yllin e Dortmundit

Barcelona ka ngjallur interesimin për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele

Balaugranat dështuan ta transferojnë 20 vjeçarin verën e kaluar, por janë të bindur se kësaj radhe do t’ia arrijnë qëllimit.

Dembele konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të rinj aktualisht.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është duke shprehur se me largimin e trajnerit Thomas Tuchel dhe sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, që gjithashtu është afër largimit, do të bindin Dembelen që të transferohet në “Camp Nou”.

Dembele ka shënuar 10 gola në 49 paraqitje për Dortmundin.