De Ligt mund të largohet në verë nga Juventusi dhe të transferohet tek Barcelona, që holandezin e ka pëlqim të vjetër. Klubi katalanas kërkon të gjejë zëvendësuesin e Umtitit, i cili nuk po kalon aspak një formë të mire, njofton Insajderi.
Presidenti i ri i Barcelonës, kërkon të bindë Messin të qëndrojë në “Camp Nou” duke rikonstruktuar skuadrën me lojtar të klasit botëror.
Përveç De Ligt, Barcelona kërkon te blejë edhe lojtarin e Manchester Cityt, mbrojtësin spanjoll Eric Garcia, i cili pritet ta lërë skuadrën e Guardiolës. Me ardhjen e këtyre dy përforcimeve, Barcelona pritet t’i lirojë dyshen franceze, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti, ndërsa Gerard Pique pritet të mbetet pjesë e ekipit të Barcelonës edhe për vitet e ardhshme. /Insajderi.com