Barcelona konfirmon se nuk ka para për të blerë Martinez dhe Neymar

Barcelona konfirmon se nuk ka para për të blerë Martinez dhe Neymar

Për disa kohë është duke u folur për merkaton e Barcelonës, pasi ata po lidheshin me emra të mëdhenjë për ti sjellë në Camp Nou. Emrat më të përfolur janë Martinez i Inter dhe Neymar i PSG.

“Ne kemi mbajtur bisedime me Inter për Martinez, por ato bisedime janë ndalur, pasi që ne nuk kemi mundësi të shpenzojmë shuma të mëdha në këtë afat të transferimeve. Gjithashtu ne kemi biseduar edhe me PSG, por ata nuk duan ta shesin Neymar dhe i kuptoj se ai është një nga më të mirët në botë” tha Josep Bartomeu, transmeton Insajderi.

“Ne kemi humbur 200 milion euro që nga muaji mars dhe gjërat nuk po përmirësohen dhe nëse vazhdon kështu, ne do të kemi probleme të mëdha” përfundoi drejtori i Barcelonës./Insajderi.com.