Ekipi i La Ligas kanë bërë një lëvizje në drejtim të yllit të Chelseas.
Barcelona i ka bërë një ofertë Chelseas për sulmuesin Willian, shkruan Sky Sports, njofton Insajderi.
Në Stamford Bridge ende po besojnë se mund ta ndalin Willian-in për vete dhe të nënshkruajnë kontratë të re me të.
Por Blaugranët kanë plane tjera dhe kërkojnë sjelljen e brazilianit në Spanjë.
Në “gjuetinë” për Willian është bashkuar edhe Inter e gjithashtu edhe ekipi rival i Londrës, Arsenal.
Willian shumë shpejt do të jetë lojtar i lirë, çka e bën të favorshme blerjen e tij./Insajderi.com