Juventusi dhe Gianluigi Buffon do të ndahen përfundimisht në mbyllje të këtij sezoni. Këtë lajm e ka deklaruar vetë portieri legjendar i bardhezinjve me anë të një interviste të transmetuar me “BEIN Sport”, ku ka deklaruar se e ardhmja e tij është e qartë për një largim në fundin e sezonit dhe se te Juventusi ka mbyllur ciklin e tij, njofton Insajderi.
Ndonëse 41 vjeç, portieri italian nuk ka ndërmend të tërhiqet. E ardhmja e veteranit mund të jetë në Spanjë, në një skuadër të madhe si Barcelona. Sipas asaj që raporton “Footmercato”, kohët e fundit ka pasur kontakte mes Buffonit dhe drejtuesve katalanas, të cilët e kanë projektuar portierin e Juventusit si zëvendësuesin e Ter Stegenit. Në ditët e ardhshme pritet të kemi diçka konkrete, por një marrëveshje duket afër. /Insajderi.com